Muhaxheri priti në takim ambasadorin amerikan Hovenier

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Kryetari Muhaxheri i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Hovenier në Komunën e Pejës, i cili e ka falënderuar Muhaxherin për pritjen, duke theksuar se është hera e parë që ai viziton Komunën e Pejës.

Sipas njoftimit nga Komuna e Pejës, në takim është biseduar për projektet e rëndësishme të Komunës së Pejës, partneritetin në mes të Ambasadës dhe Komunës së Pejës, bashkëpunimin, të cilin e kanë me USAID-in, sekretin e suksesit të qeverisjes së mirë, sfidat, që ndodhin gjatë qeverisjes, zhvillimin ekonomik, rrugët e Rugovës, prioritetet në fushën e turizmit, investimet kapitale, impiantin për pastrimin e ujërave të zeza etj.

Ndërsa, ambasada amerikane përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se Ambasadori Hovenier sot vizitoi Pejën ku është takuar me kryetarin e Komunës Gazmend Muhaxheri, si dhe ka vizituar  Patrikanën e Pejës, OJQ “HUMAN”, “Green House Peja” dhe vullnetarë shumë të motivuar.

“Pejapo tregon se si qeverisja lokale dhe shoqëria civile mund të punojnë së bashku për të krijuar një të ardhme më të ndritur, multietnike për Kosovën”, ka thënë Hovenier.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Interesim i madh i tifozëve për Shqipëri – Izrael

Story i radhës

Është interist dhe çmendet për Messin!

Të fundit nga