Muhaxheri: Do të përmbyset rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme më 17 tetor

Kandidati i LDK-së për kryetar të Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se ka bërë punë të madhe gjatë dy mandatave të kaluara në këtë komunë, prandaj në zgjedhjet e 17 tetorit po hyn i sigurt në fitore.

17 tetorin ai po e sheh si një përmbysje të rezultatit zgjedhor në favor të LDK-së.

“Edhe pse zgjedhjet lokale me ato nacionale ndryshojnë shumë, ky gjashtëmujor qytetarëve iu ka mundësuar të reflektojnë dhe me pa që pritshmëritë e tyre të ngritura aq lart nuk janë të realizueshme. Ky rezultat më 17 tetor me siguri që në dy nivelet atë asamblesë komunale dhe atë të për kryetar do të jetë i përmbysur në anë të kundërta”.
Humbjen e partisë së tij ku është nënkryetar në zgjedhjet e përgjithshme, Muhaxheri po e sheh si ndëshkim nga elektorati ndaj partive të vjetra dhe disa koalicioneve, duke shtuar se më 14 shkurt ka pasë një vetëdijesim të elektoratit.

“Ajo çka po vërehet tash në politikë lokale është se qytetarët janë vetëdijesuar dhe kanë ngritur pritshmëritë e tyre për kandidatët për kryetar. Niveli lokal me zgjedhjet e nivelit qendror dallojnë dukshëm. Këtë po e tregojnë edhe sondazhet edhe bisedat që i kemi me qytetarët që më 14 shkurt kanë pasë një bindje tjetër dhe tash e kanë krejt një bindje tjetër”.

Dhe derisa thotë që akterët e ndëshkuar të 14 shkurtit nuk janë më në skenën politike, Muhaxheri në Rubikon u shpreh optimist si reflektimi qytetar do të jetë në favor të tyre.

“Qytetarët kanë pasë një kohë të shohin këtë qeveri dhe veprimet e saj dhe ato shpresat e tyre që i kanë mbështetur dhe tash gjashtë muaj janë kohë për të reflektuar. Ai 14 shkurt ka ndikuar shumë që të ndërrojë situatën politike dhe besoj që pas këtyre zgjedhjeve lokale situata politike në vend do të shkojë më shumë drejt demokratizimit dhe do të shohin akterët politikë që më nuk munden me fluskula politike të mashtrojnë opinionin. 17 tetori do të sjellë diçka të re që besoj se do të jetë e mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj po shkojmë dalëngadalë drejt formësimit të partive politike, duke kërkuar më shumë përgjegjësi dhe programe që janë më të realizueshme”.

Garën për kryetarë komunash, Muhaxheri po e sheh si një test të maturisë si për klasën politike ashtu edhe për elektoratin, të cilin e lavdëroi për vetëdijen e treguar ne zgjedhjet e fundit të përgjithshme.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Aguero mund të debutoi në ndeshjen ndaj Valencias

Ngjarja e ardhëshme

Drew Barrymore kundra postimit të fëmijëve në rrjete sociale

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian