“Muhabeti i parfumit”/ Beniada e mërzitur me banorët

Beniada Nishani teksa bisedonte me Arjola Demirin dhe Einxhel Shkirën pas përfundimit të spektaklit të “Big Brother VIP”, u shpreh se “është mërzitur me fjalët që kanë thënë”.

Modelja bukuroshe e kishte për fjalët që janë thënë për të në lidhje me qëndrimin që mbajti ajo në debatin Einxhel-Donald. Beniada vendosi që t’i qëndronte pranë aktorit të humorit edhe pse e ka shumë shoqe moderatoren e njohur.

Disa prej banorëve mendojnë se ajo nuk e mbështeti miken e saj, të cilën e njohu brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe krijoi një miqësi shumë të bukur.

Pjesë nga biseda:

Arjola: Na shpëtoi për pak

Einxhel: Po shyqyr zemër se desh e nxorën

Arjola: Na shpëtoi për pak

Beniada: Jam mërzitur për fjalët që janë thënë

Arjola: Sikur të shamë, sikur të fyem

Einxhel: Nuk e kishim fare me të nxjerrë as jashtë loje, as fjalë me të mërzitur

Beniada: Amore, gjysmë fjale the ti, të tjerët ke të drejtë

Einxhel: Jo, nuk thashë unë gjysmë fjale

Beniada: Po, se the pse thirre Donaldin, të tjerët filluan.

Arjola: Kush filloi? Kanë filluar para kësaj

Einxhel: Iliri ta ka thënë që të darka aty

Beniada: Jo, pas darkës tha muhabetin e parfumit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A janë zgjidhje marrëveshjet e Minskut për krizën në Ukrainë?

Story i radhës

Conte i shkel syrin Eriksenit

Të fundit nga