Mudrik u bë lojtari më i shpejtë në Angli

Mikhailo Mudrik e ka thyer që në ndeshjen e tij të parë me fanellën e Çelsit një rekord në Premier Ligë, duke u bërë futbollisti më i shpejtë i këtij sezoni, pasi arriti shpejtësinë 36.63 km/orë në ndeshjen kundër Liverpulit në fundjavë.

Sulmuesi ukrainas, i cili kushtoi 88 milionë paund për ta transferuar nga Shahtjori, theu rekordin e Antoni Gordonit të Evertonit vendosur në nëntor, i cili arriti shpejtësinë 36.63 km/h gjatë një sprinti me veteranin e Liverpulit, Xhejms Milner, pasi debutoi në pjesën e dytë në “Anfield Road”.

22-vjeçari është krahasuar me Eden Hazardin dhe Arjen Robenin për shpejtësinë dhe teknikën e tij dhe i tregoi këto sinjale edhe në ato pak minuta në të cilat luajti ndaj Liverpulit, duke qenë kërcënues për portën e Alisonit.

“Stabiliteti ndihmon skuadrën dhe ne duhet të jemi të qëndrueshëm dhe të kemi një skuadër konkurruese.

Mudrik nuk ka luajtur prej muajit nëntor, kështu që do të kishte qenë një rrezik ta aktivizonim nga minuta e parë, por ai luajti shumë mirë pasi hyri në fushë”, tha trajneri i Çelsit,

Graham Poter, për talentin e tij, i cili në klasifikimin e me të shpejtëve në Premier Ligë këtë sezon, lë pas edhe Darvin Nunjezin e Liverpulit, Erling Halandin e Mançester Sitit, por edhe shokun e skuadrës Denis Zakarian, i cili ishte lojtari më i shpejtë i Çelsit deri në atë moment.

Në 35 minutat që ai luajti në “Anfield”, tentoi 3 driblime, më shumë se çdo lojtar tjetër i Çelsit dhe vetëm Haverc bëri më shumë prekje topi në zonë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Asociacioni i Komunave dhe MFPT-ja përplasen për tatimin në pronë

Story i radhës

Falsifikoi vendimin për divorcin, gjykata e Lezhës dënon me 1 vit burg qytetarin

Të fundit nga