mucunski zhvilloi bisede me shefin e ri te diplomacise bullgare te forcojme partneritetin 678a7cabab220

Mucunski zhvilloi bisedë me shefin e ri të diplomacisë bullgare: Të forcojmë partneritetin

January 17, 2025
1 minut lexim

Ministri për Punë të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski zhvilloi një bisedë telefonike me shefin e ri të diplomacisë bullgare, Georg Georgiev.

Siç njofton në rrjetin X, Mucunski në bisedë ka shprehur vendosmërinë e tij për forcimin e partneritetit dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmet dy vendeve. Ministri i jashtëm Mucunski gjithashtu e përgëzoi Georgievin për emërimin e tij në këtë pozitë.

“Kam pasur bisedën e parë telefonike miqësore me Georg Georgiev, ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Bullgarisë. E përgëzova për emërimin e tij dhe shpreha vendosmërinë tonë për të forcuar partneritetin, për të avancuar bashkëpunimin dhe për të kontribuar së bashku në stabilitetin rajonal dhe përparimin e përbashkët”, shkroi Mucunski në X.

Kujtojmë se Parlamenti bullgar votoi dje Qeverinë e re të udhëhequr nga kryeministri Rosen Zheljaskov.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

starship shperthen gjate fluturimeve testuese te
Story i mëparshëm

Starship shpërthen gjatë fluturimeve testuese të SpaceX

llapi prezanton portierin marijan coric 678a7d5dae172
Story i radhës

Llapi prezanton portierin Marijan Coric

Të fundit nga

ShkoLartë