MSH: S’ka masa të reja, nuk do kishin efekt

Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe, në koordinimin e mëngjesit me Drejtorët e Covid-qendrave dhe Kryetarin e KSI-së, kanë biseduar për situatën epidemiologjike në vend, situatën me të sëmurit si dhe kapacitetet e spitaleve.

Kapacitetet e spitaleve për pranimin e covid-pacientëve, për dallim nga Nëntori I vitit të kaluar janë rritur për 50%, kurse është rritur edhe nevoja për hospitalizimin e pacientëve që kërkon qasje serioze dhe koordinim që duhet të menaxhohet me sukses.

Qindra krevatë po bëhen gati nëse eventualisht paraqitet nevoja për të pranuar pacientët me koronavirus – thonë nga MSH-ja.

Në takim, sic transmeton Klan M, është biseduar edhe për qasjen tek terapia spitalore për covid-pacientët që janë të shtruar nëpër spitale.

Sipas analizave të epidemiologjëve, sic transmeton Klan M, nuk ka nevojë për vendosjen e masave shtesë restriktive, respektivisht të njëjtat nuk do të jepnin rezultate, për shkak se sic thonë nga MSH-ja, jemi në fundin e aktivitetit të virusit respirator, respektivisht në javën e 6 deri të 8 të valës së tretë.

Kjo sipas epidemiologëve do të thotë se virusi ka infektim të gjerë në territorin e vendit, por nga ana tjetër në të gjitha spitalet ka vende të lira. Anëtarët e KSI-së janë në koordinim të përditshëm dhe gjatë javës do të kenë një takim. Gjatë periudhës së ardhshme mbetet të ndiqet situata dhe konform së njëjtës, nëse është e nevojshme ndërhyrja, kjo edhe do të bëhet – thuhet në komunikatën e MSH-së. /

Ngjarja paraprake

U nisa në Itali me 180 euro në xhep…ish e dashura nuk i mban dot lotët...

Ngjarja e ardhëshme

Fernandinho i vendosur...

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian