MSH: Në shkurt dozat e para të vaksinës Fajzer

Maqedonia e Veriut në shkurt do t`i ketë dozat e para të vaksinës Pfizer.

Sot pasdite është arritur marrëveshja e drejtpërdrejtë me kompaninë, kurse sasia do të dihet gjatë javëve të ardhshme.

Dozat tjera të vaksinës Fajzer do të arrijnë në Mars dhe Prill. Ministria e Shëndetësisë, siç thuhet në një njoftim, vazhdon bisedimet për të siguruar vaksina edhe përmes negociatave me vende anëtare të BE-së si dhe përmes mekanizmit KOVAKS, ku pritet orari dhe data për distribuimin e sasive të para.

Siç thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë ky është një lajm i shkëlqyeshëm për të gjithë qytetarët në fitoren përfundimtare ndaj pandemisë.

Ministria njofton se në Janar priten edhe frigoriferët për deponimin e këtyre vaksinave dhe me këtë sistemi ynë do të jetë plotësisht gati për vaksinimin.

Ngjarja paraprake

Kuvendi miratoi Planin e punës për vitin 2021

Ngjarja e ardhëshme

United vendos synime për të transferuar yllin 22 vjeçar të La Ligas

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian