​MSh-ja tregon shërbimet e Projektligjit për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar Mjekësor

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se me miratimin e Projektligjit për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar, do të rregullohet kujdesi shëndetësor.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se do të rregullohen edhe procedurat e fertilizimit të asistuar mjekësor, realizimi dhe këshillimi për këto procedura.

“Në të ardhmen, qytetarët mund të kenë mundësi që këto shërbime të rëndësishme lidhur me shëndetin riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar – Fertilizimi in vitro (IVF) t’i marrin edhe në institucionet publike shëndetësore”.

Rregullimi i kësaj fushe tashmë edhe me ligj, krijon mundësinë për organizimin, funksionimin, rolin dhe përgjegjësitë institucionale dhe profesionale, mbikëqyrjen, inspektimin për kujdesin shëndetësor të sigurt dhe cilësor që ofrohet në fushën e shëndetit riprodhues”, thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SHBA-ja do t’i dërgojë Ukrainës 31 tanke “M1 Abrams”

Story i radhës

Bashkia e Tiranës miraton bursat për 1355 nxënës ekselentë

Të fundit nga