mrekulli qe jam gjalle flet pasagjeri qe nuk mundi te hipte ne avionin qe u rrezua ne brazil 66b73e8250dc0

“Mrekulli që jam gjallë”, flet pasagjeri që nuk mundi të hipte në avionin që u rrëzua në Brazil

August 10, 2024
1 minut lexim

Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva ka dekretuar tri ditë zie kombëtare në kujtim të 61 viktimave që humbën jetën në rrëzimin e avionit që ndodhi në Vinhedo të shtetit të Sao Paulos.

Modeli ATR-72 me dy motorë në pronësi të kompanisë braziliane Voepass u ngrit pa probleme në orën 11.50 të mëngjesit me orën nga aeroporti Cascavel, në shtetin Parana, në Brazilin jugor drejt aeroportit Guarulhos ku nuk mbërriti kurrë. Avioni u rrëzua në oborrin e një shtëpie në Vinhedo.

Një grup pasagjerësh mbërritën me vonesë dhe nuk arritën të hipnin në fluturim në minutën e fundit. “Është një mrekulli që jam gjallë dhe falënderoj zyrtarin që nuk më lejoi të hipja në bord”, tha njëri prej tyre për shtypin vendas.

Ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë për të rikuperuar mbetjet, ekspertët kanë filluar të vënë në dyshim shkaqet e mundshme, duke përfshirë formimin e ngricave në krahë për shkak të rënies së shpejtë të temperaturave në shtetin e Sao Paulos.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

shofere mos tentoni tu jepni rryshfet policeve se ju fusin ne burg vetem ne tirane numri i te arrestuarve shkoi 66b73776f0a80
Story i mëparshëm

Shoferë, mos tentoni t’u jepni rryshfet policëve se ju fusin në burg, vetëm në Tiranë numri i të arrestuarve shkoi…

noal lyles e mbyll olimpiaden garova me covid 66b7409b68953
Story i radhës

Noal Lyles e mbyll Olimpiadën: Garova me COVID

Të fundit nga

ShkoLartë