MPPS: Fillon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe fëmijërore

Shkup, 2 tetor 2020 (MIA) – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informoi se prej sot fillon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe fëmijërore për muajin shtator të vitit 2020.

Me qëllim që të shmanget rrëmuja para bankave dhe të mundësohet mbrojtje më e madhe e shfrytëzuesve të ndihmës në të holla në kushte të rrezikut nga virusi KOVID-19, pagesa do të realizohet në tre grupe, në filialet dhe ekspoziturat e bankave, sipas orarit të përcaktuar sipas radhës alfabetike, sipas shkronjës së parë të mbiemrit edhe atë më 5 tetor të hënën – A, B, V, G, D, Gj, E, Zh, Z, X, më 6 tetor të martën – I,J,K, L, Ll, M, N, Nj dhe O dhe më 7 tetor të mërkurën – P, R, S, T, Q, U, F, C, Ç, Xh, Sh.

Shfrytëzuesit e të drejtave në të holla të cilët posedojnë kartelë do të munden të marrin paratë e gatshme në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa pa para të gatshme në rrjetin shitës ose përmes bankave elektronike dhe mobile, prej 2 tetor të vitit 2020.

Do të paguhen mjetet për të drejtat për shtesë të garantuar fëmijërore, shtesë të posaçme për muajin 10/2020, NNJP për të sapolindur, shtesë prindërore për fëmijën e tretë, shtesë prindërore për fëmijën e katërt, shtesë arsimore – studim, ndihmë të garantuar minimale, ndihmë të përhershme në të holla, pagesë retroaktive, kujdes i huaj, ndihmë të njëhershme në të holla, lëvizje dhe verbëri, invaliditet civil, për strehim social, për siguri sociale – pension social, strehim për azilkërkues, ndihmë në të holla për kujdestar si dhe kompensim në të holla për familje kujdestare.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përkujton për obligimin për mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e distancës fizike prej dy metrash. fc/

Ngjarja paraprake

Bytyqi: Pakoja e re e masave ekonomike fillon nga java e ardhshme me fundjavë pa TVSH

Ngjarja e ardhëshme

Shtëpia e Bardhë bëhet rozë në nder të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian