MPB: Sanksionohen 235 vozitës në rajonin e Shkupit

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme (16.11.2020) ka vazhduar me aktivitetet dhe kontrollet e shtuara në trafik. Vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 235 gjoba, mes të cilave për vozitje pa patentë shoferi 22, për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara 12, për ngasje të makinës nën ndikim të alkoolit 7 gjoba, 76 për parkim të parregullt dhe 45 për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. Nga MPB-ja njoftojnë se aktivitetet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim andaj apelojnë deri tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për siguri më të madhe në trafik.

Burimi: alsat.mk

Ngjarja paraprake

Huawei shet markën e smartfonëve Honor

Ngjarja e ardhëshme

Filipçe: Respektoni masat, spitalet dhe personeli mjekësor janë nën presion

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian