mpb parate e falsifikuara leshoheshin ne qarkullim ne maqedoni rajon dhe ne vende te be se 67a09c34129b1

MPB: Paratë e falsifikuara lëshoheshin në qarkullim në Maqedoni, rajon dhe në vende të BE-së

February 3, 2025
1 minut lexim

Nga Ministria e Punëve të brendshme kanë dhënë detaje shtesë nga aksioni “Vardar”, ku 10 persona janë arrestuar nën dyshimin për falsifikim dhe vendosje në qarkullim të parave të falsifikuara.

“Në periudhën nga fundi i vitit 2023 deri në shkurt 2025, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë u formua një grup i organizuar kriminal, i përbërë nga shtetas maqedonas dhe serbë, qëllimi i të cilit ishte prodhimi dhe vendosja në qarkulli e parave të falsifikuara. Në një banesë në zonën e Shkupit, paratë e falsifikuara në prerje të ndryshme prodhoheshin duke përdorur makineri speciale të prodhuara më parë me pllaka të gdhendura që imitonin elementet e sigurisë në para. Grupi i organizuar kriminal paratë e falsifikuara të prodhuara në këtë mënyrë i lëshonte në qarkullim në sistemet e pagesave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë dhe një pjesë e madhe e tyre përfundonte edhe në sistemet e pagesave të Austrisë, Gjermanisë, Rumanisë, Sllovenisë, Kroacisë dhe Kosovës. Në kuadër të aksionit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të urdhëresave të marra paraprakisht nga Gjykata Themelore Penale, janë kryer bastisje në disa lokacione në zonat e Shkupit, Velesit dhe Prilepit te persona juridikë dhe fizikë, pas çka janë arrestuar persona(nëntë persona nga Shkupi dhe një person nga Velesi).”, thonë nga MPB.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

gjesti i shpreh pelqimin eglit nuk di cfare po ndodh 67a097fdb12a6
Story i mëparshëm

Gjesti i shpreh pëlqimin Eglit: Nuk di çfarë po ndodh…

micevski kemi dorezuar kerkese per debat ne kuvend per ndryshime ligjore dhe forcimin e sigurise ne komunikacion 67a09cab5aa23
Story i radhës

Micevski: Kemi dorëzuar kërkesë për debat në Kuvend për ndryshime ligjore dhe forcimin e sigurisë në komunikacion

Të fundit nga

ShkoLartë