mpb ne veturen audi me regjistrim te shkupit jane gjetur 11 migrante shoferi ka ikur me vrap 66f8849c2eecb

MPB: Në veturën “Audi” me regjistrim të Shkupit janë gjetur 11 migrantë, shoferi ka ikur me vrap

September 29, 2024
1 minut lexim

Në hyrje të fshatit Bogorodicë të Gjevgjelisë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për mbikëqyrje kufitare dhe kontrolle kufitare në Bogorodica, dje në një automjet udhëtarësh “Audi” me targa të Shkupit kanë gjetur 11 migrantë.

Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftoi se dje në ora 03:50, policia në automjetin “Audi” me targa të Shkupit ka gjetur 11 persona migrantë, prej të cilëve pesë nga Siria dhe gjashtë nga Republika e Turqisë.

Pasi i ka vërejtur oficerët e policisë, shoferi i automjetit e ka braktisur vendin e ngjarjes.

Migrantët janë vendosur në qendrën pranuese – tranzitore në Gjevgjeli. Po ndërmerren masa për të sqaruar rastin, sqarojnë në njoftimin nga MPB.

MARKETING

RENT A CAR

floyd mayweather shpenzoi afer nje milion euro per te kompletuar koleksionin e oreve luksoze te papare ndonjehere 66f88330b1313
Story i mëparshëm

Floyd Mayweather shpenzoi afër një milion euro për të kompletuar koleksionin e orëve luksoze të paparë ndonjëherë

shba dhe argjentina thirren takim ne nju jork per krizen ne venezuele u ftua edhe kosova 66f8854c8e20d
Story i radhës

SHBA dhe Argjentina thirrën takim në Nju Jork për krizën në Venezuelë, u ftua edhe Kosova

Të fundit nga

ShkoLartë