MPB: Në Shkup janë shqiptuar 171 masa

MPB njoftoi se në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 171 masa (sanksione). Për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, policia ka shqiptuar 59 gjoba, ku 14 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 8 për drejtim mjeti pa patentë shofer.

Ministria e Brendshme konfirmoi se janë vendosur shtatë masa për përdorim të celularit, dy sanksione për kalim sinjali të mbyllur (semafor të kuq) dhe 49 për parkim të paligjshëm.

MPB apelon qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ledion Liço flet për fillimet në ekran: Nuk jam paguar asnjë lekë

Story i radhës

“Të vret natën dhe të qan ditën”

Të fundit nga