MPB: Letërnjoftimet do të mund të merren edhe të shtunën dhe të dielën

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen të dielën (31 tetor), MPB informon se edhe të shtunën edhe të dielën do të punojnë shërbimet administrative në komunat ku do të ketë votim, ndërsa qytetarët do të mund t’i marrin letërnjoftimet. Departamenti i Çështjeve Civile, përkatësisht drejtoritë për punë administrative të kësaj njësie organizative në kuadër të MPB-së në Kumanovë, Veles, Ohër dhe Tetovë me të gjitha njësitë rajonale në kuadër të tyre më 30.10.2021 do të punojnë në pranimin dhe lëshimin e letërnjoftimeve me orar të rregullt, prej orës 08.00 deri në 16.00.Nga MPB njoftojnë se njëkohësisht, Departamenti për Çështje Administrative – Shkup do të punojë për pranimin dhe dhënien e letërnjoftimeve me orar të rregullt të punës nga ora 08:00 deri në 16:00 vetëm në objektin e RTVM-së më 30.10.2021 (e shtunë).“Të dielën, më 31 tetor 2021, të gjitha njësitë organizative kompetente të listuara do të punojnë vetëm në dhënien e letërnjoftimeve të përgatitura për qytetarët me orar të punës nga ora 07:00 deri në 19:00, duke përfshirë edhe pikat e shpërndara në Shkup (Gjorçe Petrov, Beko, Butel dhe Draçevë)”, thonë nga MPB.

Ngjarja paraprake

ВИДЕО | Коцевска: Во нашата историја има големи празнини кога се работи за жените

Ngjarja e ardhëshme

Ky është rezultati final i zgjedhjeve për Prishtinën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian