MPB jep detaje rreth aksionit për kapjen e grupit që trafikonte emigrantë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme kanë realizuar aksion në disa lokacione në vend me qëllim shkatërrimin e grupit të organizuar për trafikim me emigrantë. Hetimi është hapur në dhjetor të vitit 2019, ndërsa gjatë këtyre muajve grupi ka trafikuar qindra emigrantë. MPB njofton se deri më tani 11 persona janë arrestuar , kurse një tjetër është në arrati.

“Transferimi i një personi ka kushtuar nga 500 deri më 700 euro. Organizatorë të grupit kriminel janë dy persona nga Bogdanci, baba e birë, si dhe një person nga Llojani dhe një tjetër nga Shkupi. Sot është zhvilluar aksion në 10 lokacione, në Shkup, Kumanovë, Shtip, Gjevgjeli, nga ku janë arrestuar 10 persona, ndërsa një pjesëtarë i grupit tash e një muaj është në paraburgim për kryerjen veprës së njëjtë”, tha zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, duke shtuar se ruta e trafikimit të emigrantëve ka qenë nga Greqia përmes Maqedonisë së Veriut drejt Sërbisë dhe vendeve evropiane.

 

Ngjarja paraprake

Lojtari nga Kosova pëson lëndim të rëndë

Ngjarja e ardhëshme

Labi tregon kur e publikon këngën me motrën: Ajo ishte fituese e festivaleve kur nuk kishte organizatorë të korruptuar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian