MPB-ja po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit së kremtimit të ditëlindjes së Ahmetit

Në MPB sot arriti denoncim për rastin e kremtimit të djeshëm të ditëlindjes së kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në ambientet e reja të Ministrisë për Sistem Politik, ku të pranishmit nuk mbanin maska ​​mbrojtëse, për çka tashmë është duke vepruar dhe për çka është njoftuar edhe prokurori publik. Duke ndjekur udhëzimet e marra prej tij, MPB-ja po merr masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit.

Sipas kompetencave të tyre, thonë nga MPB-ja, Inspektorati Shtetëror i Punës tashmë ka njoftuar për inspektim të jashtëzakonshëm në lidhje me respektimin e masave, rekomandimeve dhe vendimeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të Veriut për të mbrojtur nga përhapja e infeksionit të koronavirusit tek punonjësit e këtij institucioni.

“MPB-ja, nga ana tjetër, në përputhje me kompetencat e saj, vepron sipas denoncimit të marrë gjatë ditës së sotme, në lidhje me çka është njoftuar prokurori publik dhe duke ndjekur udhëzimet e marra prej tij, në përputhje me Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për rekomandimet parandaluese, masat e përkohshme, masat e dedikuara, protokollet e synuara, planet dhe algoritmet për veprim për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga sëmundja ngjitëse KOVID-19, e shkaktuar nga virusi SARS COV 2, rastet dhe periudha e zbatimit të tyre (“Gazeta Zyrtare e RMV”, nr.298 nga data 16.12.2020), ndërmerr masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit, pas çka do të vijojnë parashtresa adekuate”, deklaroi për MIA-n, shefja e departamentit për informim publik në MPB, Suzana Pranjiq Talevska.

Ngjarja paraprake

Mos qëndroni mbi 4 vjet në punën e njëjtë

Ngjarja e ardhëshme

Zëra nga Barcelona: Messi me shumë gjasë do të largohet në verë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian