mpb arrestohen dy zyrtare te policise zbuluan sekrete zyrtare 67952f049a95d

MPB: Arrestohen dy zyrtarë të policisë – zbuluan sekrete zyrtare!

January 25, 2025
1 minut lexim

MPB njofton se më 24 janar, Departamenti për kontroll të brendshëm, Policia Kriminale dhe SPB – Manastir, kanë kryer bastisje të shtëpisë dhe hapësirave ndihmëse të zyrtarit policor B.B nga Manastiri, për shkak të dyshimeve për veprën e kryer penale “zbulimi i sekretit zyrtar”.

Gjatë bastisjes janë gjetur revole, dy karikatorë për revole, 321 copë municion, mbi 20.000 euro dhe dokumente zyrtare respektivisht raporte operative që përmbajnë informata të klasifikuara, mes tjerash, për veprimtarinë kufitare, analiza për rutat e mifrantëve e të ngjshme.

Sic njoftohet kundër zyrtarit policor B.B nga Manastiri, me procedurë të shpejtë, nga ana e gjykatësit kompetent I është shqiptuar paraburgimi prej 30 ditëve.

Në bazë të veprës penale, është kryer edhe ekspertizë në hapësirën zyrtare në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare “Jug” që gjendet në hapësirat e SPB – Manastir, ku është konfiskuar një kompjuter.

“Pas ekspertizës në hapësirat zyrtare dhe kompjuterit, është zhvilluar bisedë me zyrtarin policor LJ.K, I cili ka sqaruar se ai me shifrën e tij zyrtare në sistemin e kontrollit të ushëtarëve ka kryer kontrolle për Ministrin e Brendshëm, Pançe Toshkovski. Është njoftuar Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ku zyrtari policor me iniciale LJ.K është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin Policor – Manastir” – thuhet në komunikatën e MPB-së.

Sipas MPB-së, më 25 janarr 2025, organet hetuese policore kanë kryer bastisje në shtëpinë e LJ.K ku janë gjetur dhe konfiksura dy USB-ja dhe një celular.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

gjesti xhelozon per eglin cfare ndodhi mes tij dhe instruktorit te palestres 67952b0c8dfae
Story i mëparshëm

Gjesti xhelozon për Eglin? Çfarë ndodhi mes tij dhe instruktorit të palestrës

per shkak te mjegulles anulohen fluturimet ne aeroportin e shkupit 67952fb5c25c6
Story i radhës

Për shkak të mjegullës anulohen fluturimet në aeroportin e Shkupit

Të fundit nga

Mbi 140 çifte u ndan për një muaj

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar janë regjistruar 2 mijë e 143 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 mijë e 69 lindje janë meshkuj dhe 1
ShkoLartë