Mozzik-ut ia thyejnë studion – reperi publikon pamje nga dëmet e shkaktuara

Rep-artisti Mozzik, duket se gjatë ditës së sotme (e martë) është përballuar me një veprim të hidhur nga disa të panjohur.

Përmes rrjetit social Instagram, ai ka ndarë disa video në të cilat shihet se xhamat e studios ku punonte ishin thyer.

Ai ka sjellë pamje nga jashtë, ndërsa brenda shihet se nuk ka ndonjë dëm të madh.

“Sa të lig që jeni”, ka shkruar ai në përshkrimin e videos.

Para pak ditësh reperi me prejardhje nga Ferizaji kishte bërë të ditur se është duke incizuar albumin e dytë me plot hite.

Duke marrë shembull artistët ndërkombëtarë, ai kishte marrë një apartament në Tiranë për të realizuar produktin e radhës.

Vlen të përmendet se nuk i dihet ende se kush janë keqbërësit e një vepre të tillë, por që Mozzik është dëshpëruar vërehet dukshëm.

Image
Image
Ngjarja paraprake

Zoran Zaev negativ në testin për COVID

Ngjarja e ardhëshme

Të presësh testin për 20 ditë/ Qytetarit nuk i bëhet tampon, por kurohet si i prekur me Covid-19

të fundit nga