Mozilla krijon një shtojcë Firefox për përkthim offline

Mozilla ka krijuar një shtojcë përkthimit për Firefox që funksionon offline. Firefox Translations do të shkarkojë disa të dhëna në momentin e parë që konvertoni një tekst në një gjuhë të caktuar.

Përkthimi offline do të bëhet duke përdorur resurset e sistemit dhe jo të dërgojë informacionin në një qendër të dhënash për përpunim dhe rikthimin e tij.

Shtojcat erdhi si rezultat i punës së Mozilla me projektin Bergamot financuar nga Bashkimi Evropian. Universiteti i Edinburgut, Charles, Sheffield dhe Tartu janë përfshirë në këtë projekt.

Qëllimi ishte zhvillimi i mjeteve për të ndihmuar Mozillan të krijojë një opsion për përkthim offline. Megjithatë kufizimi më i madh i shtojcës për momentin është se mund të përkthejë vetëm nga gjuha Angleze në 12 gjuhë të tjera si: Spanjolle, Bullgare, Çeke, Estoneze, Gjermane, Islandeze, Italiane, Norvegjeze, Perse, Portugeze dhe Ruse.

Mozilla dhe partnerët e saj kanë krijuar një model trajnimi ku vullnetarë mund të asistojnë duke shtuar gjuhë të tjera. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sot zyrtarisht nis Java e Krenarisë 2022

Story i radhës

​Di Maria: Të ardhmen e vendosi pas pushimeve

Të fundit nga