Mozambiku u ofron falje terroristëve të rinj nëse dorëzohen dhe pendohen

Presidenti i Mozambikut, Filipe Nyusi ka njoftuar se do të falë të gjithë të rinjtë që nga radhët e grupeve terroriste dorëzohen tek forcat shtetërore të sigurisë dhe pendohen për shkak të kaluarës terroriste, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mozambiku shënon Ditën e Heronjve ndërsa presidenti Nyusi paralajmëroi se terrorizmi është problem për sigurinë në provincën Cabo Dalgado.

Ai u bëri thirrje të rinjve që të braktisin grupet terroriste dhe t’i dorëzohen ushtrisë ose policisë.

“Mos u frikoni për hakmarrje. Nuk do të arrestoheni, por vetëm do t’ju kthejmë tek familjet tuaja”, porositi Nyusi.

Cabo Dalgado është një provincë me një popullsi prej 2.3 milionë banorë në kufirin midis Mozambikut dhe Tanzanisë, ndërsa grupi militant Ansar al-Sunna ka qenë aktiv në rajon për 4 vjet. Më shumë se 560 mijë njerëz janë zhvendosur për shkak të problemeve të sigurisë në provincë dhe qindra janë vrarë në sulmet terroriste.



. .

Ngjarja paraprake

Gjobitet tetovari për kalimin e pikpagesës rrugore me “flasher”

Ngjarja e ardhëshme

Kim Kardashian dhe Kanye West thuhet se nuk flasin më me njëri-tjetrin, ndërsa po përgatiten për divorc

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian