moyes konfirmon lendimin e rende te armando brojes shqiptari mund te kthehet te chelsea 6788d7af37321

Moyes konfirmon lëndimin e rëndë të Armando Brojës, shqiptari mund të kthehet te Chelsea

January 16, 2025
1 minut lexim

Trajneri i Evertonit, David Moyes ka konfirmuar lëndimin e rëndë të sulmuesit shqiptar, Armando Broja, të cilit mund t’i ndërpritet huazimi dhe të rikthehet te klubi i tij Chelsea.

Sulmuesi shqiptar ishte i pafat javën e kaluar në ndeshjen e raundit të tretë të Kupës FA mes Evertonit dhe Peterboroughit.

Broja u inkuadrua në lojë në minutën e 68-të, por menjëherë në minutën e 83-të, pësoi një lëndim të rëndë, i cili e detyroi të largohet nga fusha me barelë.

Disa ditë pas kësaj ndeshje, trajneri i Evertonit, Moyes ka treguar lëndimin e Brojës duke thënë se mund të mungojë deri në tre muaj.

Përveç kësaj, Evertoni mund t’ia ndërpresë huazimin dhe sulmuesi shqiptar të kthehet te Chelsea për rehabilitimin e tij nga lëndimi.

“Ne mendojmë se ai do të jetë jashtë për diku 10-12 javë. Janë ligamentet e kyçit të këmbës”, ka thënë fillimisht Moyes.

“Kjo ndoshta do të thotë se ka një mundësi që ai do të duhet të kthehet në Chelsea”, përfundoi trajneri i Evertonit. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

maqedonia e veriut pershendet marreveshjen per armepushim ne gaza 6788d6c68c68e
Story i mëparshëm

Maqedonia e Veriut përshëndet marrëveshjen për armëpushim në Gaza

lansohet me sukses raketa new glenn e jeff bezos miliarderi publikon pamjet e nisjes 6788d8a616e20
Story i radhës

Lansohet me sukses raketa New Glenn e Jeff Bezos, miliarderi publikon pamjet e nisjes

Të fundit nga

ShkoLartë