Mourinho kërkon portierin legjendar ta transferoj te Roma

Gazeta italiane “Tuttosport”  sot ka dhënë lajmin e madh që Mourinho po kërkon të transferojë tek Roma portierin e Juventusit, Gianluigi Buffon.

Sipas të përditshmes italiane, Mourinho po kërkon të formojë një ekip sa më kompakt dhe ka përveshur mëngët ende pa marrë detyrën e re.

Në krahun tjetër Buffon ka zyrtarizuar largimin e tij nga “zonja e vjetër” në fund të stinorit dhe po kërkon një ekip të denjë për sezonin tjetër, teksa kusht për të është të qëndrojë afër shtëpisë së tij, gjë të cilën Roma do ta kishte të thjeshtë të ia ofronte.

Nuk dihet ende se çdo të ndodhë me të ardhmen me gardianin italian, por një dyshe si Mourinho-Buffon do të bënte bujë në Itali.

Trajneri portugez përpos veteranit italian është duke synuar që të marr pranë vetës edhe David De Gean dhe Nemanja Matiq.

Ngjarja paraprake

Pirlo: Ronaldo ishte i lumtur që u zëvendësua

Ngjarja e ardhëshme

A e keni ditur se gjumi ju zbukuron?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian