Mourinho e dëshiron transferimin e këtij lojtari me çdo kusht

Tottenham Hotspur ka shprehur interesim të madh për të nënshkruar me lojtarin e RB Leipzig, Marcel Sabitzer.

Jose Mourinho është shumë i interesuar për të siguruar shërbimet e lojtarit dhe madje interesimin e tij e ka konfirmuar edhe Leipzig.

Drejtori sportive, Markus Krosche, tha për Bild: “Ne dëshirojmë ta mbyllim vitin së pari, të dyja klubet do të diskutojnë së bashku në pranverë”.

26-vjeçari u emërua kapiten i Leipzig pas një votimi midis lojtarëve në fillim të këtij viti. Ai ka mbajtur shiritin për pjesën më të madhe të sezonit të kaluar për shkak të problemeve të dëmtimit të Willi Orban.

Sabitzer, i cili u transferua në klubin gjerman në vitin 2014 kur këta të fundit ishin në ligën e dytë, do të sjellte stabiltitet mesfushës së portugezit.

Ngjarja paraprake

Përmbytje në Pejë, uji depërton brenda shtëpive

Ngjarja e ardhëshme

303 të vdekur e mbi 26 mijë të infektuar me COVID-19 në Francë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian