Mourinho dhe Lampard tregojnë se çfarë u diskutua mes tyre në ndeshjen Tottenham -Chelsea

Jose Mourinho dhe Frank Lampard kanë hedhur dritë mbi atë se çfarë u diskutua ndërmjet tyre gjatë zhvillimit të ndeshjes mes Tottenhamit dhe Chelseat.

Tottenhami fitoi pas ekzekutimit të penalltive (5-4), por gjatë ndeshjes, të dy trajnerët u kapën nga kamerat duke pasur një debat të nxehtë ndërmjet tyre edhe pse ata njihen si bashkëpunëtorë korrekt që nga koha kur mbronin ngjyrat e Chelseat, njëri si trajner e tjetri si lojtar.

Pas ndeshjes, Mourinho dhe Lampard kanë shpalosur detaje rreth asaj se çfarë diskutuan në ao momente.

“Po e shijonim lojën dhe po kënaqeshim me Mourinhon.”, u tha Lampard gazetarëve pasi Mason Mount e humbi penalltinë vendimtare. “Unë shkojë mirë me Mourinhon dhe ai ma tha mua këtë.”

“Unë komentova mbi atë se ai po fliste më shumë me gjyqtarin se sa me lojtarët e tij. Ishte thjeshtë një moment mes nesh. Kam respekt të madh për Mourinhon, nuk ka rëndësi se çfarë thotë ai në vijat e fushës. Gjithçka ishte mirë në fund të ndeshjes dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë.”

Ndërkaq Mourinho deklaroi:

“Me Frankin ka më shumë rëndësi ndjenja që kam për të se sa ndonjë fjalë që mund ta shkëmbejmë. Nuk e harrojë kurrë atë që ka dhënë për mua si lojtar. E vetmja gjë që po i tregoja ishte një opinion i një trajneri të vjetër kundrejt një trajneri më të ri dhe inteligjent, që ishte se lojtarët kanë nevojë për trajnerin kur janë duke humbur sepse kur janë duke fituar, trajneri nuk ka nevojë të bëhet protagonist. Ne duhet të jemi aty kur ata janë duke humbur.”

Ngjarja paraprake

Pajisje e Re për Testimin e Covid që Përdoret në Kushte Shtëpie

Ngjarja e ardhëshme

Patriotizmi është streha e fundit e një poshtërimi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian