Mourinho: Arbitri ishte shumë i mirë taktikisht

Interi arriti që të fitonte ndaj Romës me shifrat 2-0 në çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Golat e Dzekos dhe magjia e Sanchez nga distanca mjaftuan për të mundur ekipin e drejtuar nga ana e Jose Mourinho.

Ashtu siç jemi mësuar gjithmonë që të ndodh, Murinjo fajëson arbitrin në fundin e takimit për humbjen e tij. Një zakon ky që është kthyer pas çdo ndeshje, duke e tepruar dhe për t’i kaluar të gjithë caqet.

Ironia nuk mungoi kundër kryesorit të takimit, megjithëse vendimet e tij nuk ndikuan fare në rezultat.

“Arbitri ishte shumë i mirë taktikisht. Luajti në një mënyrë para se të shkonte rezultati 2-0 dhe në një mënyrë tjetër pasi shifrat shkuan 2-0.

Shumë kartonë të verdhë nuk u dhanë pasi 2-0 nisi që të vërshëllente në një mënyrë tjetër. Vetëm një arbitër inteligjent mund ta bëj këtë dhe ai ishte”, tha Mourinho.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nuk jepen shtetësitë e Maqedonisë deri sa të kontrollohet nga Agjencia për Siguri Nacionale

Story i radhës

Gjërat për të cilat ia vlen të shpenzoni

Të fundit nga