Motra Kim Jong-un këshillon Shtetet e Bashkuara: Mos e përhapni erën e barutit

Motra e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un “këshilloi” sot Shtetet e Bashkuara, i cili është reagimi i parë zyrtar i Pyongyang që nga zgjedhja e Joseph Bidenit si president amerikan.

Kim Yo-jong tha se ajo ka këshilla për administratën e re të SHBA-së, e cila “po përpiqet të përhapë erën e barutit” në Korenë e Veriut, raporton cnn.

“Do të ishte mirë të mos bëni asgjë që do t’ju shqetësojë gjumin nëse doni të jeni të qetë për katër vitet e ardhshme”, sa zgjat mandati i presidentit amerikan, tha Yo-jong.

Edhe pse motra e Kim Jong-un nuk e përmendi Bidenin, agjencia France-Presse deklaron se mesazhi është reagimi i parë zyrtar i Koresë së Veriut ndaj administratës së re amerikane.

Deklarata u bë në një kohë kur Sekretari i Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme të SHBA-së duhet të fillonte të vizitonte Tokion dhe Seulin. 

Ngjarja paraprake

Bimët e Shtëpisë Që Ushqejnë Lëkurën Me Oksigjen

Ngjarja e ardhëshme

Kush janë 4 të arrestuarit për vrasjen e Behar Sofisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian