Motra e trajnerit kroat i drejtohet Bozhidarit: Turp!

Ndërkohë që nga Federata e Hednbollit e Kroacisë bëhen vlerësimet për dështimin e kombëtares kroate në Kampionatin Botëror dhe një aludim për zëvendësimin e mundshëm të Hrvoje Horvat, kritikët vazhdojnë të thërrasin trajnerin aktual për vendin e 9-të, por edhe për sjellje të pahijshme, motra e tij, Jasenka Sparks, i doli në mbrojtje të tij.

Sipas mediumit kroat “Sportske novosti”, trajneri i tyre Horvat, ka dy motra, Vanja dhe Jasenka, të cilat janë sërish në qendër të vëmendjes për shkak të përballjes brutale publike me kritikët e Horvatit.

Jasenka është e veja e të ndjerit Iztok Puc, ish anëtar i gjeneratës së artë nga Atlanta në vitin 1996, të cilin e përmendi edhe në postimin e saj.

Pasi e thirri publikisht Petr Metliçiqin vitin e kaluar, Sparks sulmoi verbalisht Bozhidar Joviqin, ish-kampion bote dhe olimpik.

“Bozhidar Joviq, mjerimi njerëzor. Sa keq që burri im, i ndjeri e ndihmoi atë, turp njerëzor, që të ikte nga Bosnja dhe që ne ende e strehonim në shtëpinë tonë…

Po të ishte gjallë sot, mund ta falënderonte burrin tim të ndjerë që e transportoi nga Bosnja në Kroaci gjatë luftës…

Kaq shumë është në gjendje të kalojë kufirin, por tani ju mendoni se mendimi i tij do të thotë diçka për dikë.

Është bukur të shpëtosh një jetë, por për çdo m… nuk ia vlen të rrezikosh… Joviq është një nga ata të mëshirshmit…

Sa bukur të jesh i rrethuar nga elefantët në Tajlandë, dhe jo hienat në Kroaci si vëllai im”,  – ka shkruar”, motra e trajnerit kroat.

Pas ndeshjes së djeshme me Bahreinin dhe eliminimit të Kroacisë nga Kampionati Botëror, Joviq ka komentuar para kamerave të RTL lëvizjen e diskutueshme të Horvatit.

“Turp për të dhe atë dhe të gjithë ata që emëruan trajner një personazh të tillë.

Ky ishte një mosrespekt i hapur për gazetarët, publikun dhe vetë hendbollin”, tha Joviq.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

NASA do të testojë raketën me energji bërthamore: Atronautët do të shkojnë më shpejt në Mars

Story i radhës

Grubi: Misioni drejt Europës do të ngadhënjejë, është në zemrat e çdo qytetari (Video)

Të fundit nga