Motra e Ronaldos: Qëllimi i Cristianos ishte ta godiste gjyqtarin në fytyrë në Beograd

Katia Aveiro e ka mbrojtur vëllain e vet, Cristiano Ronaldo, i cili u kritikua pse e hodhi në tokë shiritin e kapitenit të Kombëtares së Portugalisë në një barazim kontrovers kundër Serbisë, duke thënë se qëllimi i yllit të Juventusit ishte ta hidhte atë në fytyrën e gjyqtarit e jo në tokë.

Gjyqtari holandez Danny Makkelie kërkoi falje të hënën që ia mohoi Cristiano Ronaldos dhe Portugalisë golin e fitores në një barazim kundërthënës ndaj Serbisë të shtunën në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës.

Mbrojtësi i Serbisë, Stefan Mitrovic, u mundua ta largojë nga vija e portës topin e goditur nga Ronaldo në kohën shtesë, por me gjithë përpjekjet e tij, topi e kishte kaluar vijën e portës.

Në mungesë të video asistentit të gjyqtarit (VAR) dhe teknologjisë së vijës së portës, Makkelie urdhëroi që loja të vazhdonte duke e mllefosur Ronaldon me bashkëlojtarë.

Sulmuesi i Juventusit u ndëshkua me karton të verdhë për protesta para se ta hidhte në tokë shiritin e kapitenit i mllefosur dhe të largohej nga fusha ende pa përfunduar ndeshja.

Kjo bëri që Ronaldo të marrë shumë kritika, përfshirë edhe në vendin e vet Portugali, për veprimin e papranueshëm.

Por Aveiro i ka dalë në mbrojtje si gjithmonë në rrjetet sociale.

“Ronaldo është simbol i kobit. Njerëzit e mençur thonë: ‘Ai i cili nuk ka ndjenja nuk mund të jetë biri i një populli. Portugalia u vodh me një skandal”, shkroi ajo në Instagram.

“Sa të ftohtë jeni sepse qëllimi i tij ishte ta hidhte shiritin e kapitenit në fytyrën e gjyqtarit për shkak të asaj që ai dhe ndihmësi i tij e bënë kundër të gjithë nesh. Disa ekspertë në televizion guxojnë ta kritikojnë veprimin e Cristianos”, shkroi ajo.

Ngjarja paraprake

Italia e Mancinit bind, Gravina gati ta “blindojë”

Ngjarja e ardhëshme

GRUBI: Regjistrimi VAZHDON. DIASPORA jonë do të regjistrohet deri më 30 shtator

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian