Motori raketor i Turqisë thyen rekord botëror

Motori i parë i raketave me rreze të mesme të Turqisë ka thyer rekord botëror duke arritur 1,342 newton të fuqisë shtytëse me diametrin e saj 240 milimetër (9,5 inç), tha ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, transmeton Anadolu Agency (AA).

Motori i TEI-TJ300, i zhvilluar nga TUSAS Engine Industries (TEI) me mbështetjen e Këshillit Kërkimor Shkencor dhe Teknologjik të Turqisë (Tubitak) do të mund të përdoret në sistemet e mbrojtjes ajrore, detare dhe tokësore, shkroi Varank në Twitter.

Një video e postuar nga Varank tregon se motori po ashtu arriti në 48,456 rrotullime në minutë (RPM).

Projekti për zhvillimin e motorit filloi në vitin 2017 ndërsa për herë të parë u testua qershorin e kaluar.

“Motori TEI-TJ300 është i aftë të funksionojë me shpejtësi të lartë deri në 90 për qind të shpejtësisë së zërit në një lartësi prej 5.000 këmbësh (1.524 metra)”, sipas ueb faqes së TEI-it.

TEI tha se motori nuk ka nevojë për një sistem fillestar siç është një motor fillestar, pasi ka aftësinë për të filluar me mullirin e erës, i cili siguron që ai është i përshtatshëm për sistemet e mbrojtjes ajrore, detare dhe tokësore.



.. .

Ngjarja paraprake

Këto 3 shenja të horoskopit që nuk e pranojnë lehtë ndarjen, ja ç’janë në gjendje të bëjnë për ish-in

Ngjarja e ardhëshme

Qyteti i trëndafilave të Arabisë Saudite lulëzon në Ramazan

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian