​Moti sot në Kosovë, mund të ketë vërshime në Pejë e Gjakovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranë dhe me reshje shiu. 

Sipas institutit, temperaturat minimle do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-8m/s. Java e ardhshme parashihet të jetë e ftohtë dhe me vlera negative të temperaturave minimale”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, instituti ka dal edhe me një njoftim tjetër ku thuhej se reshje shiu me intenzitet të mesëm deri në të lartë me një probabilitet të lartë për paraqitje të përmbytjeve (vërshime të shpejta) dhe rrëshqitje të dheut mund të ketë në rajonin e Pejës dhe Gjakovës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çështja e stolit, trajneri i ri i Kombëtares shqiptare debuton ndaj Polonisë

Story i radhës

Këmbimi valutor për datën 11 dhjetor/ Me sa shiten dhe blihen dollari dhe euro. Çfarë ndodh me monedhat e tjera

Të fundit nga