Moti shumë i nxehtë dhe me vapë vazhdon edhe sot dhe nesër

Në parashikimin e motit për sot dhe nesër Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka thënë se masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore do të mbeten të qëndrueshme edhe për ditët vijuese, duke krijuar mot shumë të nxehtë dhe me vapë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 36-38 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet në vlera ekstreme, prandaj kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit, sidomos personat në moshë dhe shtresa tjetër e popullatës me sëmundje kronike.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Klubi anglez kërkon qendërsulmues, përgatit 130 milionë euro për Lukakun

Ngjarja e ardhëshme

'Vetëbesim i tepruar' dhe 'fshehje e realitetit', kritika të ashpra për përpjekjen amerikane në Afganistan

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian