Moti për dy ditët në vijim

Kushtet paksa më dinamike meteorologjike në dy ditët në vijim, sjellin qarkullim ajror që pritet të shpërndajë ndotësit ajror, të bllokuar pranë sipërfaqes tokësore në këto javë të motit stabil. Indeksi i cilësisë së ajrit parashihet të zbres edhe përreth vlerave mesatare, derisa orëve të mbrëmjes sërish mund të rritet në vlera të pashëndetshme.

17.11.2020 – Fillimisht me kthjellime, e gjatë ditsë vransirat do të shtohen. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull/mjegullinë. Më vonë në mbrëmje priten reshje të shkurta shiu, që gjatë natës dhe mëngjesin e së mërkurës pritet të pushojnë. Në zona të larta malore me mundësi për reshje të dobëta bore. Temperaturat në vise të ulëta 3C deri 15C, e në vise malore 2C deri 9C. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-9m/s. Indeksi UV: 2.

18.11.2020 – Kryesisht me vransira, gjatë ditës edhe intervale me diell. Temperaturat në vise të ulëta 5C deri 12C, e në vise malore 3C deri 7C. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 2-9m/s. Indeksi UV: 1.

Ngjarja paraprake

Anya Taylor-Joy thotë se do bënte një sezon të dytë të “The Queen’s Gambit”

Ngjarja e ardhëshme

Sipas moshës, ndryshojnë preferencat e femrave!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian