Moti i keq shkakton përmbytje në Itali

Moti i keq i ditëve të fundit ka shkaktuar problematika në  Lombardi.

Pas reshjeve të vazhdueshme gjatë dy ditëve të fundit në liqenin Como është rritur niveli i ujit, duke shkaktuar bllokime në rrugët e qytetit.

Ndërkohë gjatë natës dhjetëra zjarrfikës kanë ndërhyrë për të ndihmuar qytetarët nga përmbytjet në këtë zonë.

Situata është paraqitur kritike në provincën e Lecoo ku rreth 120 persona janë evakuuar.

Ndërsa rruga Regina pranë Colono do të qëndrojë e mbyllur deri në orën 20:00 si masë paraprake për shkak të rrëshqitjes së dherave.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Ende 6 vatra zjarri aktive/ Shuhen disa zjarre në të gjithë vendin. Karaburuni vazhdon

Ngjarja e ardhëshme

OBSH bën thirrje që të ndalen programet e përforcimit të dozave kundër covid

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian