Moti i keq/ Rikthehet energjia elektrike për 20 fshatrat në Lezhë, OSHEE: Jemi në gatishmëri

Moti i keq me stuhi dhe reshje shiu ka krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike në zonën e Lezhës.

Mbi 20 fshatra të Lezhës janë për momentin pa energji elektrike!

Prej 24 orësh, nuk kanë energji elektrike njësitë administrative Kallmet, Balldren dhe Kolsh, ndërsa së fundmi raportohet për rikthimin e energjisë.

Prej disa ditësh ka patur defekte të vazhdueshme në rrjetin elektrik, ndersa grupet e punës të njësisë së OSHEE janë vënë në gadishmëri përgjatë 24 orëve për konstatunin dhe riparimin e defekteve.

Drejtori i rajonal i OSHEE, Armand Zhuka shprehet se, aktualisht furnizohen me energji elektrike të gjitha zonat, ndërsa garanton se angazhimi do të jete maksimal që pavarësisht kushteve atmosferike energjia elektrike të mos mungojë.

Ngjarja paraprake

303 të vdekur e mbi 26 mijë të infektuar me COVID-19 në Francë

Ngjarja e ardhëshme

Një vit pas tërmetit, Capital T nderohet për aktin human

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian