Moti i keq/ Rënie gurësh në aksin nacional Burrel- Skuraj

1 minut lexim

Kjo e diel është shoqëruar me reshje shiu gjatë gjithë ditës duke krijuar probleme në rrugët nacionale.

Gazetari Enver Doçi raporton për Balkanweb se për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut ka patur rënie gurësh në rrugën nacionale Burrel – Skuraj. Situata më problematike është paraqitur në segmentin e Shkopetit, ku ka patur rënie gurësh në disa pika.

Për pasojë drejtuesit e mjeteve janë përballur me befasi dhe rrezik.

Ky aks rrugor është vazhdimisht problematik, sidomos gjatë stinëve të vjeshtës dhe të dimrit, kur ka reshje shirash e bore.

Story i mëparshëm

Fshatra të zbrazura në rrethinën e Kërçovës – Rënia e numrit të nxënësve rrezikon mbylljen e shkollave

Story i radhës

Të dhëna të reja të Eurostat – Rritet numri i qytetarëve të Maqedonisë që kanë marrë lejeqëndrimi në BE

Të fundit nga