Moti i keq në vend, policia e del me njoftimin e rëndësishëm për këtë aks rrugor

Moti i keq ka përshirë zonë e Kukësit, ku si pasojë e reshjeve kanë rrëshqitur gurët në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë.

Policia apelon qytetarët dhe turistët që duan të lëvizin në këtë aks ta shmangin.

Në një njoftim për mediat, policia informon se për shkak të reshjeve të shiut, gjatë mbrëmjes, aksi rrugor Bajram Curri-Valbonë, është e bllokuar nga rënie e gurëve.

Policia Rrugore bënë thirrje qytetareve apo turistëve që ndodhen në Tropojë, të shmangin lëvizjen në këtë segment rrugore deri në një njoftim të dytë.

Shërbimet e Policisë si dhe firma kontraktuese po punon për hapjen e rrugës.

“Për çdo problem qytetarët që ndodhen në këtë akse të telefonojnë në numrin 129 për t’ju ardhur në ndihmë”, apelon policia.

Ngjarja paraprake

Tjetër futbollist në dyshim për grumbullimin me Kosovën

Ngjarja e ardhëshme

Zaev: Për turizmin mbështetje të pagave, kthimin e taksave dhe grante

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian