Moti i keq godet Shqipërinë, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat ditën e sotme

Mbetemi në mbizotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme përgjatë gjithë të dielës,ku vranësirat e dendura do të dominojnë të gjithë territorin.

Parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje shiu, por herë pas here do të ketë dhe rrebeshe shiu në të gjithë vendin tonë.

Në zonat Veriore dhe Veriperëndimore pritet që reshjet e shiut të jenë më të konsiderueshëm.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h kryesisht nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Princi William në zi, humb mikun e ngushtë

Story i radhës

Sapo i hapi luftë Arbana Osmanit për Big Brother VIP? Armina Mevlani e thotë hapur

Të fundit nga