Moti i keq dëmton çatinë e një pallati në Lezhë, ja pamjet

Si pasojë e motit të keq çatia e një pallati 3 katesh në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës është dëmtuar.

Sipas ABC raportohet se objekti i ndërtuar para viteve ‘80 ka pasur dëmtime që nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të dhe situata e motit e ka përkeqësuar edhe më shume situatën.

Ndërkohë uji i shiut ka deportuar brenda apartamenteve në të gjitha katet dhe në bizneset që ndodhen në katin e parë.

Kujtojmë që Lezha është një ndër zonat më problematike në vend si pasojë e kushteve të motit, që ka sjellë edhe përmbytje. Zona me rrezik janë ato ku vijojnë rrëshqitjet e dheut si në Torovice, në lagjen Varosh të qytetit te Lezhës dhe në fshatrat Fan e Jezull të Mirditës ku janë evakuuar disa familje. 

Ngjarja paraprake

Protestat në SHBA, artisti bën diçka që nuk do ta besoni

Ngjarja e ardhëshme

Guri magjik që zgjedh, do të zbulojë fatin e shpirtit tënd

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian