​Moti gjatë javës që vjen

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e fundit e stinës së dimrit do të vijojë me kushte më të qëndrueshme meteorologjike. 

Sipas institutit, nga dita e mërkurë, vende-vende parashihen reshje. 

“Temperaturat pos ditës së hënë do të shënojnë rritje, sidomos të atyre maksimaleve. Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -7 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Basha mbledh krerët e degëve, kërkon mbështetje pas mbledhjes së grupit parlamentar

Story i radhës

Thaçi: Për neve pikët ishin më të rëndësishme

Të fundit nga