mot me i bute parashikohet per fundjave 67949d4d57e40

Mot më i butë parashikohet për fundjavë

January 25, 2025
1 minut lexim

Mot i butë po parashihet për ditët e fundjavës. Të shtunën do të ketë më shumë kthjellime e diell, megjithëse ultësirave mëngjeseve shfaqen kushte për mjegull, që deri nga mesdita pritet të shpërndahet.  Temperaturat minimale zbresin në 0C e 4C, e ato maksimale ditën arrin vlera prej 10C e 13C.  Frynë erëra të lehta jugore e jugperëndimore 1-3m/s.

Vranësira kalojnë përgjatë ditës së diel, por pa mundësi për të reshura.  Orëve të mëngjesit sërish paraqiten mundësi për mjegull ultësirave.  Intervale më të gjata me diell pritet të ketë ditën e hënë dhe të martë, edhe pse orëve të mëngjesit ultësirave shfaqen kushte për mjegull. 

Vranësirat shtohen të martën mbrëma, e ditën e mërkurë aty këtu priten të reshura lokale shiu.  Minimalet 1C deri 3C, e maksimalet shkojnë deri në 10C e 14C.

Nën kushte stabile të motit, me qarkullim më të paktë ajror, ndotësit ajrorë do të qëndrojnë në koncentrime të rritura gjatë fundjavës. 

Indeksi i cilësisë së ajrit do mbetet më gjatë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta. 

Nga dita e diel, në një pjesë të stacioneve sërish pritet përmirësim, ku indeksi zbret në vlera të pranueshme, me ngjyrë të gjelbër. 

Mirëpo orëve të mbrëmjes, në zona më të urbanizuara, patjetër që mund të kalojnë shkurtimisht vlera jashtëzakonisht të dobëta, me ngjyrë vjollce.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kater pengje te tjere izraelite pritet te lirohen nga gaza 67949c99d209d
Story i mëparshëm

Katër pengje të tjerë izraelitë pritet të lirohen nga Gaza

ja si u duken mbreme diana dhe arioni ne finalen e bbvk 67949e40aa46d
Story i radhës

Ja si u dukën mbrëmë Diana dhe Arioni në finalen e BBVK

Të fundit nga

Broja rikthehet javën e parë të marsit

Muajin tjetër Kombëtarja shqiptare do të nisë fushatën kualifikuese të Botërorit 2026, një turne ku pjesëmarrja mbetet një ëndërr për çdo tifoz kuqezi. Ndërsa stafi teknik ka nisur përgatitjet për ndeshjen e
ShkoLartë