Mot me diell, temperaturat shkojnë deri në 29 gradë/ Çfarë pritet në mesditë

1 minut lexim

Masat ajrore të paqëndrueshme vijojnë në Ballkanin Perëndimor duke diktuar kushtet e motit edhe në Shqipëri.

Orët e paradites do të jenë me diell ndërsa pasditja sjell shtim të vranësirave duke rrezikuar reshje shiu në të gjithë zonën malore, më të dukshme në veri të vendit ku priten edhe rrebeshe.

Orët e vona të mbrëmjes pritet të sjellin përmirësim gradual të motit duke lënë me reshje të pakta dhe të izoluara vetëm zonat malore Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por mesdita nuk do të sjellë ndryshim të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 29°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Për 14 vjet, rreth 135 mijë nxënës më pak në Kosovë

Story i radhës

Rëndësia e KFOR-it në Kosovë do të diskutohet në samitin e NATO-s që mbahet me 11 korrik

Të fundit nga