mot me diell ne pese ditet e ardhshme 6714d0cfa0da4

Mot me diell në pesë ditët e ardhshme

October 20, 2024
1 minut lexim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java në vijim parashihet të jetë me kushte stabile meteorologjike.

Në njoftim bëhet e ditur se të hënën dhe të martën si pasojë e uljes së temperaturave rreth zeros, në shumë territore parashihet të krijohet bryma.

“Kjo situatë vjen si rrjedhojë e fushave anticiklonike të cilat mbeten të stacionuara mbi kontinentin Europian”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i IHMK-së

E hënë- Mot  me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gardë Celsius. Do të fryjë erë  e lehtë drejtimesh të ndryshme.

E martë- Mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit.

E mërkurë- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.Në mëngjes parashihet që në shum vende, kryesishtë viseve të larta dhe rreth  lumenjëve , të ketë mjegull.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4/m/s.

E enjte- Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20gradë Celsius. Në mëngjes në shum territore parashihet mjegull.Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

E premte- Mot  me diell dhe vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5-gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-18gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit  me shpejtësi   1-4 m/s.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

haradinaj takon kongresmenin torres kerkon anetaresim e kosoves ne nato 6714d01dab6eb
Story i mëparshëm

Haradinaj takon kongresmenin Torres, kërkon anëtarësim e Kosovës në NATO

kur vellai im luajti ne dokumentarin e ibrahimoviqit kevin tregon momentin me te lumtur 6714d146c304d
Story i radhës

“Kur vëllai im luajti në dokumentarin e Ibrahimoviqit”, Kevin tregon momentin më të lumtur

Të fundit nga

​Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientit

18 prilli njihet si Dita evropiane për të Drejtat e Pacientit, ku në këtë ditë synohet të sensibilizohen pacientët, institucionet shëndetësore dhe ligjvënëse, që të formulohet dhe miratohet Karta e Pacientit. Dita
ShkoLartë