Mot me diell dhe shumë i nxehtë, temperatura deri në 43 gradë

Moti sot do të jetë me diell dhe nxehtësi mbi mesataren. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 14 deri në 24, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 35 deri në 43 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 9.

Në Shkup do të kemi mot të ngjashëm. Temperatura minimale do të bie në 20 , ndërsa maksimalja do të arrijë në 42 gradë Celsius.

Siç njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, nën ndikimin e masës së ajrit me nxehtësi shumë të madhe nga jugu, deri më 6 gusht do të vazhdojë periudha e motit të qëndrueshëm dhe jashtëzakonisht të nxehtë me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Përse këshillohet përsëri bartja e maskës?

Ngjarja e ardhëshme

Osmani sot do të jetë nikoqir i ministres Gërvalla

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian