Mot i ngrohtë në fundjavë

Mot më i ngrohtë parashihet për ditën e premtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 8C e 13C, e ato maksimale pritet të shkojnë deri në 24C e 27C.

Ditën e shtunë vransirat fillojnë të shtohen mbi vend, e nga pjesë perëndimore priten edhe të reshura shiu orëve të pasdites, me mundësi që të kalojnë edhe në pjesë tjera të vendit gjatë natës, apo mëngjesin e së dieles.

Të dielen gjatë ditës do të ketë intervale më të gjata me diell.

Temperaturat mbesin të larta në fundjavë, deri në 24C e 25C.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

OSHEE hap aplikimet për 309 elektricistë të rinj, Balluku: Keni 30 ditë kohë

Story i radhës

Xholev për ndryshimet në Kodin Penal: Duhej t’i kushtohej më shumë vëmendje tajmingut

Të fundit nga