Mot i ngrohtë deri në fundjavë

Java në vijim me vransira të ndryshueshme dhe diell. Nga e enjta temperaturat në rritje. Fundjava mund të sjell reshje shiu.

Sa i përket cilësisë së ajrit, ditëve të ardhshme do të ketë një përmirësim, sepse parashihet edhe qarkullim më i mirë ajror, për të mbajtë ndotësit ajror të shpërndarë. Indeksi do të jetë në vlera mesatare dhe të pranueshme, vetëm në raste të periudhave më të gjata të qetësisë, kryesisht orëve të mbrëmjes mund të kaloj në vlera të dobëta.

30.03 – Kryesisht me vransira, pasdite vransirat fillojnë të shpërndahen, e në mbrëmje kthjellime.

31.03 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell.

1.04 – Më ngrohtë, kryesisht me diell.

2.04 – Më ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 0C deri në 2C, e maksimalet mbeten përreth vlerave mesatare dhe lëvizini ndërmjet 12C dhe 14C, e nga e enjta shënojnë rritje edhe deri në 18C, ditën e premte.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-9m/s, e me hove edhe deri në 13m/s ditën e martë.

Shtypja atmosferike fillimisht shënon rritje mbi vlera normale, e gradualisht gjatë javës pëson rënie.

Ngjarja paraprake

‘Pse nuk jeni martuar asnjëherë?’ Spartak Ngjela vendoset në siklet nga pyetjet e fëmijëve

Ngjarja e ardhëshme

Belen Rodriguez flet për ndarjen nga De Martino dhe si e priti i biri lidhjen e re: Më duhej kohë të isha e lumtur

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian