Mot i kthjellët por i freskët, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm dhe mundësia për reshje është e ulët.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 08°C në 17°C, në zonat e ulëta nga 16ºC në 24°C dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 25°C.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 08°C deri në 21°C dhe në zonat e ulëta nga 12°C në 22°C.

Ngjarja paraprake

Pritet deri në fund të vitit të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, bashkëpunimi dypalësh në plan të parë 

Ngjarja e ardhëshme

Mësimi online “zhduku” kompjuterët e lirë

të fundit nga