Mot i kthjellët dhe i ngrohtë sot

March 23, 2022
1 minut lexim

Vlerat e larta barike si dhe masat e ajrit të qëndrueshme dhe të thata pritet te ndikojne edhe ditën e sotme mbi vendin tonë.

Për pasojë moti pritet te jete i kthjellët në të gjithë territorin.

Era ka fryrë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7m/sek ndërsa në bregdet e lugina gjatë ditës era e vrullshme dhe intensitet deri në 12-15m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore  0 deri 15°C , në zona e ulëta 2 deri 21°C  dhe zona bregdetare 5 deri 19°C.

Rajoni i Ballkanit do të jetë në ndikimin e fushës barike të presionit të lartë i cili do të sjellë në qarkullim masa ajrore të qëndrueshme si dhe mot të kthjellët në pjesën më të madhe të vendeve. Përgjatë brigjeve detare erë e ftohtë veriore.

Edhe në kontinentin europian do të ketë ndikim të fortë anticikloni i cili do të sjellë në lindje e qendër të saj mot të kthjellët mëngjese të ftohta e gjatë ditës orë të gjata me diell. Ndikimi i një sistemi frontal në pjesën jugperëndimore të Europës do të sjellë reshje shiu përgjatë brigjeve detare të spanjës portugalisë e francës. Edhe në turqi një front i ftohtë pritet të sjellë në pjesën veriore reshje shiu e bore të dobëta.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tornadot godasin Teksasin

Story i radhës

Talibanët ndalojnë shkollimin për vajza pas klasës së gjashtë

Të fundit nga

ShkoLartë