Mot i ftohtë, me mundësi për reshje shiu

Qarkullimi ajror në ditët e ardhshme do të jetë i mjaftueshëm për të mbajtë ndotësit ajror të shpërndarë, duke favorizuar që indeksi i cilësisë së ajrit të jetë kryesisht në vlera mesatare dhe të pranueshme. Vetëm gjatë periudhave të qetësisë, që mund të jenë më të shprehura orëve të mbrëmjes atëherë cilësia e ajrit përkeqësohet në vlera të dobëta.

15.03 – Më ftohtë, kryesisht vranët e kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Në mbrëmje reshjet e shiut mund të përzien edhe me borë. Në vise kodrinoro-malore priten vetëm reshje bore.

16.03 – Ftohtë dhe me erë. Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe priten rrebeshe shiu e në mbrëmje edhe me borë. Në vise kordinoro malore borë.

17.03 – Me erë dhe ftohtë. Kryesisht me vransira e herë herë me rrebeshe të dobëta shiu apo edhe bore orëve të mbrëmjes. Në vise kodrinoro malore vetëm reshje bore.

18.03 – Mbetet mot i ftohtë, me vransira të ndryshueshme, e orëve të pasdites me mundësi për rrebeshe të dobëta bore dhe shiu, e në mbrëmje të borës.

19.03 – Vijon të mbetet mot i ftohtë, me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Nuk përjashtohen mundësi për ndonjë rrebesh të dobët shiu të përzier edhe me borë.

Temperaturat pësojnë rënie nën vlera mesatare gjatë kësaj jave, me minimale që luhaten nga -2C deri 3C, e maksimalet nga 5C deri 7C.

Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga veriperëndimi 5-14m/s, me hove edhe deri në 17m/s.

Shtypja atmosferike në fillim të javës pëson rënie të thellë nën vlera normale, më pas me tendencë të rritjes.

Ngjarja paraprake

Drejtësia Sot shpalos të gjeturat e raportit të gjykatave dhe prokurorisë

Ngjarja e ardhëshme

Ende nuk do të ndiejmë pranverë, moti surprizon edhe këtë javë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian