​Mosmbajtja e “Sunny Hill” në Prishtinë, Rama: Për shkak të zvarritjes nga ana e qeverisë

Pas zhvendosjes së edicionit të sivjetmë të Festivalit “Sunny Hill”, në Tiranë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media e ka quajtur një lajm dëshpërues për kryeqytetin dhe Kosovën.

Ai tha se gjatë këtyre muajve kanë bërë përpjekje maksimale për t’i mundësuar festivalit të ketë shtëpinë e vetë të përhershme në Prishtinë.

Rama u shpreh se arsyeja pse ky festival nuk po mbahet sivjet në Prishtinë është kryekëput për shkak të zvarritjes nga ana e qeverisë.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u shpreh se planifikimet për ketë vit kanë qenë 12-13 milionë euro dhe kjo është humbje e madhe.

Ai tha se nuk është kundër mbajtjes së Sunny Hill në Tiranë dhe se atje do të shkoi edhe vetë ai, por u shpreh se ky festival është i Prishtinës dhe Kosovës dhe do të angazhohet maksimalisht që mbajtja e festivali të kthehet në Prishtinë.

Kreu i Prishtinës theksoi se MAPL ka vendosur tri kritere siç ishte publikomini e listës së pronës, miratimi i saj dhe negocimin me Sunny Hill.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Presidenti i Kroacisë, Millanoviç arrin në RMV

Story i radhës

Zhvilluan sot një protestë të ashpër, Kurti pranon të takohet me përfaqësuesit e veteranëve

Të fundit nga